SNS kërkon shkarkimin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismaili.
13:08 | 22 Prill 2019

Gjatë ditës së sotme kryetari i SNS në Bujanoc i ka dorëzuar një kërkesë kryetarit të Kuvendit Komunal të Bujanocit, Adnan Salihut që për seancën e ardhshme, për pikë të rendit të ditës, të vendoset edhe shkarkimi i drejtorit të Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismaili.

“Për shkakë të ndalimit të filmit “Kufijtë e Ballkanit”, sot i kemi dërguar shkresë kryetarit të Kuvendit që në seancën e ardhshme të vendos si pikë të rendit të ditës shkarkimin e drejtorit të shtpisë së kulturës, Jetmir Ismaili” – ka deklaruar Mitroviq.

Sipas Mitroviq filmi “Kufiri Ballkanik” promovon bashkëjetesën ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në përgjëthsi, me këtë rast sipas Mitroviq drejtori Ismaili nuk ka vepruar drejtë.

Kujtojmë, ditë më parë drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc ka ndaluar shfaqjen e filmit ” Kufiri Ballkanik” në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, me arsyen se filmi në fjalë dëmton raportet ndëretnike në Komunën e Bujanocit.

Alesia Bami