Skuadra serbe paralajmërohet me përjashtim “shkaku” i Kosovës

0

futboll

Shtëpia Evropiane e Futbollit – UEFA, do ta gjobisë skuadrën serbe Cërvena Zvezda me 100 mijë euro, si dhe do t’i japë paralajmërimin e fundit para se ta suspendojë nga garat evropiane.

Mediumet serbe kanë raportuar të dielën se koreografia e fundit e tifozëve të Cërvena Zvezdës, në ndeshjen e kthimit të xhiros së dytë eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër Valettas, ka provokuar keq UEFA-n, përcjell Koha Ditore.

Tifozët serbë kishin shfrytëzuar ngjyrat e flamurit shqiptar, kuq e zi për të shkruar më shkronja të mëdha “UEFA”, ndërkohë që në mes të këtij akronimi kishin paraqitur një djalosh që shkulte një kryq nga kulmi i një kishe, e që sipas serbëve, kishte ndodhur diku në Kosovë, më 2004. Tifozët serbë u arsyetuan se këtë e bënë për shkak se UEFA po përkrah Kosovën dhe shqiptarët.

“Raporti i vëzhguesit nga Çekia, Peter Fousek, është në tavolinën e Komisionit Disiplinor të UEFA-s, kurse dënimi do të jetë i madh. Cërvena Zvezda do të paguajë një gjobë prej 100 mijë eurosh dhe do të marrë paralajmërimin e fundit për përjashtim nga garat evropiane”, ka njoftuar RTS-ja të dielën. “Arsyeja është koreografia e tifozëve dhe, sipas UEFA-s, kategorikisht ndalohet përzierja e politikës në futboll”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com