Skënderbeu mbërrin në Beograd lojtarët ruhën nga forcat policore

0

Bashkë me ekipin, në delegacionin prej rreth 50 personash, udhëtuan drejt Beogradit dhe 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit Shqiptarë.

Tri vjet pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, pritja e një skuadre shqiptare në Beograd ishte sërish nën masa të rrepta sigurie dhe pse këtë herë mungonin forcat ushtarake, një ogur i mirë se ndoshta do të ketë një klimë më pozitive dhe gjithcka do të vendoset brenda katërkëndëshit të lojës.

Bashkë me ekipin, në delegacionin prej rreth 50 personash, udhëtuan drejt Beogradit dhe 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit, për të bërë më të sigurt qëndrimin e ekipit korcar në kryeqytetin e Serbisë.

Në aeroport u vunë re forca të shumta policore, ndërsa ekipi u shoqërua drejt hotelit gjatë gjithë rrugës nga policia vendase. Skuadra është akomoduar në hotelin, “Crowne Plaza”, që gjithashtu është i rrethuar me forca të shumta policie, shkruan lajmi.net.

Sa i përket takimit, për ndeshjen e së enjtes janë instaluar 90 kamera sigurie dhe janë  angazhuar 700 policë që do të ruajnë rendin dhe do të ofrojnë sigurinë në stadium, ndërsa klubi i Partizanit u ka bërë disa herë thirrje tifozerisë së tij, që të evitojnë koret raciste dhe të respektojnë kundërshtarët, ashtu sic bënë ata në ndeshjen e parë në “Elbasan Arena”.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com