Skandaloze! Prizrenasin e quajnë serbë dhe Millosheviq në” Big Brother Albania”

0

Një episod i rënd ka ndodhur në formatin më të njohur të reality show në Shqipëri “Big Brother 8”. I vetmi banorë nga Kosova, Veseli i cili është nga Prizreni, pasi është ofenduar në mënyra të ndryshme nga banori Fatjoni, është quajtur edhe “serb” e “Millosheviq”.

millosheviq_big_brother_375129456

 

Veseli nga Prizreni nuk është ndier aspak mirë pasi ka dëgjuar këto fjalë, dhe është tërhequr nga debati dhe ka qëndruar vetëm për disa momente. Ndërkohë që edhe pse ofendimet dhe fyerjet raciste janë të ndaluara në këto lloj formati, ndaj banorit që quhet Fatjon, producentët e Big Brother Albania 8 nuk është marrë asnjë masë ndëshkuese. Ndërkohë që për të tilla veprime në formatet e tjera nëpër botë, kanë përjashtuar banorët. Të gjitha këto i kanë bërë publike moderatorët e faqes së Veselit në Facebook. Ata kanë mbetur të zhgënjyer dhe po kërkojnë me ngulmë përjashtimin e Fatjonit nga gara./Zëri/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com