Skandali në Kamzë. “Do të tërheq zvarrë”, motoristi i merr bollokun e gjobave policit dhe…

0

Një punonjës i policisë rrugore është kërcënuar me “tërheqjë zvarrë” nga ana e drejtuesit të një motorri, pasi e ka ndëshkuar me gjobë.

Ngjarja ka ndodhur në 13 gusht 2016 në “Bulevardin Blu” në Kamzës, por pak ditë më parë gjykata e Tiranës ka deklaruar të fajshëm drejtuesin e motorrit.
Sipas gjykatës, ditën e ngjarjes dy punonjës të Policisë Rrugore kanë qenë duke ushtruar kontrolle ndaj drejtuesve të mjeteve për vendosjen e rripave të sigurimit dhe për drejtuesit e motoçikletave për vendosjen e kaskave.

Mes drejtuesve të ndaluar për kontroll ka qenë edhe shtetasi H. M., i cili po i jepte një motoçiklete pa kaskë mbrojtëse. Për këtë shkak një nga efektivët e patrullës i ka thënë se do gjobitej me 1 mijë lekë.

Në kohën që punojësi i policisë ka qenë duke plotesuar proces-verbalin e konstatimit të shkeljes, drejtuesi i mjetit, i pandehuri H. M. i ka tërhequr me forcë dokumentacionin e mjetit, si dhe ka tentuar t’i marrë me forcë nga dora bllokun e gjobave punojësit të policisë.

“Mbajeni mend se çfarë do t’iu bëj. Sa të largohem prej këtu do të shkoj në banesë do të marr makinen dhe do t’iu marr zvarrë”, i ka thënë ai me zë të lartë policit.

Pas këtij momenti, H. M. është shoqëruar dhe është proceduar për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësit të policisë se rëndit publik” dhe “kanosja për shkak të detyrës”.

I pandehuri u deklarua fajtor nga Gjykata e Tiranës dhe u dënua me 2 muaj burg. Përfundimisht gjykata vendosi lënien e tij në Shërbimin Prove për një periudhe 18 mujore./Panorama

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com