Skandali i ri/ Si gënjeu Veliaj 13-vjeçarin me aftësi të kufizuara

0

Aleksi është 13-vjeç. Është një fëmijë me aftësi të kufizuara, rezident në Qendrën e Zhvillimit të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara në Durrës. Ai i ka prishur vizitën ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj duke i kujtuar një premtim të pambajtur të tij një vit më parë.
veliaj big
Gjatë takimit me Aleksin, ministri e ka pyetur atë se çfarë dhurate dëshiron për festa. I vogli është përgjigjur: “Një kompjuter”. Veliaj e ka patur gati përgjigjen duke i premtuar se do të kujdeset për plotësimin e kësaj dëshire të tij, por djali ka reaguar me një fjali që e ka gozhduar ministrin. “Ju ishit një vit më parë këtu dhe kështu më thatë, të njëjtën gjë”, ia kujtuar djaloshi premtimin duke e lënë ministrin Veliaj me gisht në gojë. Ministri ka tentuar ta kalojë këtë me një buzëqeshje, ndërsa sikleti u vu re edhe tek të pranishmit.

Sinqeriteti i një vogëlushi ka nxjerrë na pah fallcitetin dhe hipokrizinë e ministrit të “popullit”, i cili takimet dhe vizitat në qendrat e njerëzve në nevojë, i bën për nevoja të tijat personale dhe jo si shenjë kujdesi e solidariteti me ta. Për ministrin mjaftojnë disa foto dhe pamje në tv që të duket sikur shqetësohet nga hallet e tyre dhe pastaj gjithçka harrohet. Si premtimi një vit më parë për këtë vogëlush që ndoshta ka besuar se ministri do të kujtohej për të dhe do t’ia plotësonte dëshirën. Sigurisht, që ministri sapo del nga këto qendra, pyet nëse teksti u është dërguar gazetave e televizioneve dhe këtu mbaron puna e tij. Ministri i Mjaftit nuk bëhet dot ministrit i “popullit”, prandaj do të ishte në dobi të shëndetit publik që të hiqte dorë vetë ose të ndërhynte kryeministri për të na shpëtuar nga shfaqje të tilla të shpifura.

Ministri Veliaj është nga më aktivët në rrjetet sociale për promovimin e aktiviteteve te tij. Dhe jo në pak raste ai ka “përdorur” fëmijët për qëllime të përmirësimit të imazhit të tij. Veliaj publikoi disa foto një vit më parë “duke kaluar” natën e vitit të ri me fëmijët jetimë. Ai është “kujdesur” që një prej fëmijëve romë ta shoqërojë në spital, pastaj premtoi se do të ndante dhuratat e martesës për fëmijët në nevojë, ndërsa pak ditë më parë ekspozoi me foto fëmijët jetimë që i kishin  organizuar “spontanisht” festimin e detëlindjes së tij.

Pas përgënjeshtrimit publik që i bëri 13-vjeçari ministri Veliaj zhvishet nga imazhi që kërkon të krijojë në publik. Pas çdo foto apo reklame që ai i bën vetes në këtë drejtim tashmë duhet shkruar: Larg fëmijët nga Erion Veliaj!/lapsi.al/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com