Skandale të njëpasnjëshme në spitalin e Vrajës, vdes pacienti ngase mjeku ishte tapë i dehur
15:07 | 30 Prill 2018

Në spitalin e Vranjës mbretëron situat alarmante për pacientët kohëve të fundit. Vetëm mbrenda një viti në këtë spital kanë humbur jetën katër pacient shkaku i dështimeve të personelit mjeksor. Persa Stojanoviç, 68 vjeçare nga Vranja vdiq natën ndërmjet të premtes dhe të shtunës, sepse sipas familjes së saj mungoi ndërhyrja e mjekut emergjent i cili nuk ishte në gjendje të ndihmonte sepse ishte i dehur. Megjithatë, ky rast është vetëm një nga dështimet e tmerrshme të mjekëve të Vrajës në periudhën e kaluar, transmeton RTV Presheva. Sipas portalit “okradio.rs”, ngjarja tragjike është e katërta me radhë në QK Vrajë, dhe e treta në HMP, për të cilën ngarkohen mjekët ose personeli jo mjekësor. Tri rastet e mëparshme që përfunduan me fatalitet janë tashmë në gjykatë. Në fillim të vitit, një pacient i kishte ra nga automjeti i emergjencës në rrugë në grykën e Grdelicës, i cili më pas u godit nga një kamion që e goditi për vdekje pacientin fatëkeq. Dy muaj më vonë, për shkak të mosinteresimit dhe mosshkuarjes në vendngjarje të ambulancës e cila ishte thirrur për të intervenuar, kishte vdekur pacienti tjetër. Menjëherë pas këtij rasti, Jelena Ivanoviç lindi një fëmijë të vdekur dhe autopsia zbuloi se fetusi ishte mbytur sepse lindja nuk ishte kryer në kohë megjithëse gruaja në repartin e lindjes kishte qenë dy ditë dhe kishte probleme në shtatzani. Sipas portalit, policia ndërhyri në lidhje me ngjarjen më të fundit dhe mjekut kujdestar të urgjencës i cili ishte përgjegjës për gjendjen shëndetësore të së ndjerës Persin dhe u arrestua për mbajtje prej 48 orë. Përndryshe në spitalin e Vrajës, në mungesë të një spitali në Luginë, për shërim shtrihen edhe pacientët nga Presheva dhe Bujanoci dhe është brengosëse mungesa e kuadrit të mirëfillt mjeksor në këtë spital dhe vrejtjet e shumta të pacientëve për kujdes aspak profesional dhe human të personelit të këti spitali ndaj pacientëve.
Edlira Rukaj