Skandal tjetër në Serbi: Krimb në ushqimin për foshnjet

0
Niveli i kontrollimit të ushqimeve në Serbi po vazhdon ta skandalizojë shtetin fqinj të Kosovës me kualitetin e dobët apo shitjen e mallrave ushqimore në tregun ilegal që në fakt do të duhej të shkatërrohen. Kësaj radhe fjalë është për një ushqim për fëmijët në të cilin janë gjendur krimba, transmeton Indeksonline. Krimbi është gjetur në ushqimin pluhur për fëmijë të moshës gjashtë mujore që është blerë në një barnatore të Serbisë. Kur prindërit kanë filluar ta përgatisin ushqimin për fëmijën e tyre, është vërejtur krimbi në të. Prindërit e kanë ruajtur ushqimin, ndërsa krimbin e kanë fotografuar dhe ato iu kanë dërguar mediave.

Mediat serbe janë skandalizuar nga fakti që foshnja tashmë e ka konsumuar një pako nga ushqimi në fjalë. Kohë më parë një sasi jashtëzakonisht e madhe e torteve të prishura që është dashur të shkatërrohen në një qytet serb, malli në fakt ka përfunduar duke u shitur në tregun ilegal./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com