Skamnorët e zhgënjyer me Fondin Humanitarë të Kosovës Lindore

0

Të ndihmojmë të shpëtojmë të parandalojm ishte motoja e Fondit Humanaitarë të Kosovës Lindorë, i cila një vit më parë mori iniciativën për ndërtimin e 100 shtëpive, për familjet më të varfura.

fondi-KSL

Vitin e kaluar nga fondi është thënë se iniciativa e ndërtimit të shtëpive ka si qëllimë të parandalojë shpërnguljen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevë. Me këtë rastë mërgimtarët nga Lugina të tubuar rreth Fondit Humanitar të Kosovës Lindore, në Zvicër, kanë vendosur që të fillojnë aksionin e ndërtimit të 100 shtëpive për familjet pa kulm mbi kokë, fuqia ekonomike e të cilave nuk u jep mundësinë që ta sigurojnë atë. Organizatorët mbajn premtimet e dhena nisin dhe i ndërtojn 30 shtëpit të cilat ishin paraparë në fazën e parë, 15 janë në komunën e Preshevës, 13 në komunën e Bujanocit dhe 2 në Medvegj.Sa i përketë komunës së Bujanocit 2 shtëpi do të ndërtohen në Tërnoc, 2 në Breznicë 1 në Bilinicë, 1 në Bujanoc, 3 shtëpi në fshatin Samolic, 2 në Bilaç, 1 në Letovic dhe 1 në Nasalc. Si duket premtimi i Fondit tashmë ka ndryshuar, familjeve që u janë premtuar shtëpiut janë të pakënaqur me procedurën e dnërtimit të shtëpive, sepse sipas tyre ajo qka u është premtuar nuk po realizohet. Feime Shabani zonja e njërës nga shtëpitë në fshatin Tërrnoc është e zhgënjyer me atë qka po ndodhë, shtëpia e sajë ka ngelur përgjysmë dhe akoma nuk ëhstë e banueshme, sepse nuk ka as dyer të dhomave. “Ne po të kishim pasur mjete nuk ishim paraqit fare për me na ndërtu shtëpi, ne nuk kemi mundsi ta kompletojm shtëpin, premtimet kanë qenë që të kryhet komplet shtëpija e më pas ti marrim çelsat dhe të vendosemi në të” thotë zonja Shabani, e cila aktualisht është vetëm me shtëpi të skuqur por jo në kushte të banueshme. Sipas përfaqsuesve të fondit Humanitarënë projektin e paraparë për ndërtimin e 100 shtëpive, një shtëpi kap koston e 22 mijë eurove./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com