Sipas hartës së BE-së, Kosova ende pjesë e Serbisë! (Foto)

0

Sipas hartës së BE-së, Kosova ende pjesë e Serbisë! (Foto)

Sipas hartës së Evropës në faqen e internetit të Komisionit Evropian, Kosova është ende pjesë e shtetit serb.

Por, jo vetëm Kosova është pjesë e shtetit serb, pasi që sipas kësaj harte, edhe Mali i Zi ende mbetet nën juridiksionin e fqinjit të saj, Serbisë.

Harta u botua në seksionin e Qendrës Evropiane për Këshillim të Konsumatorëve, e destinuar për banorët që janë pjesë e BE-së, të cilët kanë ndonjë pyetje në lidhje me blerje dhe transportim të mallrave nga një shtet i BE-së në një tjetër, transmeton Telegrafi.

“Ky është një gabim me të vërtetë i madh, por jo i qëllimshëm, dhe në asnjë mënyrë nuk është një provokim”, njoftuan zyrtarët e BE-së.

Por, jo vetëm Kosova dhe Mali i Zi janë gafat e vetme në këtë hartë. Sipas saj, Vojvodina është pjesë e shtetit kroat dhe kjo ka ngritur shqetësim të madh në mesin e zyrtarëve serb, të cilët përgatiten të dorëzojnë një not proteste në zyrat e BE-së në Beograd. /Telegrafi/

kosovapjese

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com