Sinjali i RTB depërton edhe në Malësin e Bujanocit

0

Malësia e Bujanocit deri para një jave ka qenë në terr infromativ sa i përket informimit nga komuna Bujanocit edhe pse kërkesat e tyre në kuvendin komunal nuk ka munguar për të parë RTB, mirëpo tash me sistemin digjital RTB shihet edhe në këtë pjesë të komunës së Bujanocit.

RTB

Ky është një lajmë i shumëpritur edhe ne tani mund të informohemi se çka po ndodh në komunën e Bujanocit, than sot disa nga banorët e fshatit Breznicë. Përmes paketës Set-Top, TV–Bujanoci është një dritare informimi edhe për banorëte kësaj pjese të komunës dhe që një numër i madhë kanë blerë këtë paketë me kanalet digjitale. Në një shitore të fshatit Breznicë pronari i saj tregoi me shumë modesti tani me këtë paket RTB funskionon pa asnjë problem dhe ka shikueshmëri të madhe. Tahir Billalli sekretar i Bashkësisë Lokale të fshatit Breznicë digjitalizimi i Radio Televizonit të vetëm lokal në komunë të Bujanocit është një hap i rëndësishëm për të gjithë, sidomos për banorët e Malësisë që asnjëher nuk kanë pasur mundësi të shohin RTB-ën, veçmas të jenë të informuar me ngjarjet në komunën e Bujanocit. Sipas Tahirit gati e gjithë Malësia disa përmes qendërës për punë sociale e disa edhe i kanë blerë paketën top-box pasi që kanë mediumin e RTB-së si driatre Informimi. Sipas Shpend Xhelilit këshilltar në kuvendin komunal i cili përfaqëson Malësinë e Bujanocit tha se, ne si malësi gjithmon kemi ngritur zërin që të kemi shikueshmëri të Radio Televizonit Bujanoci dhe tani kjo është bërë realitet. Kuvendarin nga Malësia e brengos shumë privatizimi sepse tani kur RTB është digjitalizuar duhet të funksionoj e tmos privatizohet, aq më pak të shuhet sepse është mediumi i vetëm lokal multietnik dhe në shërbim të qytetarëve, andaj edhe shpreson që në të ardhëmn të jetë afatgjatë. Banorët e malësisë asnjëher skanë pasur mundësinë të percjellin seancat e kuvendit komunal pasi që RTB është i vetmi ka transmetuar drejtpërdrejt seancat tani banorët e Malësisë janë të gjithë të interesuar të blejnë paketata dhe të shohin se çka po ndodh përreth. Edhe banorët e fshatit Breznicë janë të lumtur që kanë një kanal në gjuhën shqipe mund të shohin edicionet informative dhe të informohen me ngjarjet që ndodhin andaj edhe janë të interesuar të blejnë pakteën top-box. Radio Televizoni Bujanoci javën e kalaur është futur në platformën digjitale si mediumi i vetëm lokal në komunën e Bujanocit dhe me një shikueshmëri të madhe jo vetëm në malsi të Bujanocit por edhe në rajon./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com