Sinjal nga alienët?
15:01 | 13 Qershor 2016

saqi

Në vitin 1967, një sinjal që mendohej se vinte nga alienët u shfaq në yjësinë Vulpekula. Xhoslin Bell nga Universiteti i Kembrixhit kapi sinjale të rregullta radioje më formë “bipi” që ndodhnin çdo 1.3 sekonda. Ato dukeshin artificiale, kështu që ekipi i saj e quajtur burimin LGM-1 (burrat e vegjël të gjelbër). Megjithatë, LGM-1 rezultoi të jetë një yll neutron i rradhës – i pari i zbuluar ndonjëherë.

Alarme të rreme, Në Observatorin Areçibo në Porto Riko, alarmet e rreme të komunikimeve aliene ndodhin rregullisht. Shpesh, pajisja kap një sinjal me bandë të ngushtë, që nuk duket si diçka e natyrshme. Por zakonisht duhen vetëm pak minuta për të identifikuar komunikimet aliene, pasi sinjali vazhdon edhe kur teleskopi monitoron një hapësirë tjetër qiellore. Kjo sugjeron se mesazhi vjen nga ndonjë satelit ose një nga radarët e shumtë dhe instalimet e telekomunikacionit – një gogol për studiuesit SETI (inteligjencës jashtëtokësore). Fytyra në MarsNë vitin 1976, anija hapsinore e NASA-s ‘Viking ‘1 identifikoi tiparin e një hijeje në Mars, e cila dukej mistershëm si një fytyrë njerëzore. Shumë njerëz nxituan të shprehen se ajo një monument i huaj, i projektuar ndoshta për të dërguar një mesazh se një qytetërim kishte ekzistuar dikur në këtë planet. Por eksitimi nuk zgjati shumë. Imazhet e mëvonshme treguan se bëhej fjalë thjesht një mesa marsiane (një pllajë e lartë me anët e pjerrët) që kishte hedhur një hije të veçantë, duke e bërë atë të duket si një fytyrë njerëzore.
Aurela Hoxha