Silva ia dërgon një “selam” Belgjikës

0

Thiago Silva nuk është i frikësuar nga kundërshtari i radhës në Botërorin e Rusisë.

Brazili mundi Meksikën 2-0 në Samara, për të siguruar ballafaqimin me Belgjikën në çerekfinale të Kupës së Botës. Brazili fitoi në stadiumin Cosmos në sajë të golave të Neymar dhe Roberto Firmino, pasi pesë herë fituesit e këtij trofeu treguan fuqinë e tyre në skenën më të madhe, edhe një herë.

Ndërkohë, “Djajtë e Kuq” shfaqën nivelin e tyre të fortifikimit, duke u ngritur nga një disavantazh 2-0 në fillim të pjesës së dytë, për ta mbyllur me fitoren 3-2 në minutën e fundit.

Qendërmbrojtësi 33-vjeçar renditet si një nga lojtarët më me përvojë të ekipit të tij dhe, pavarësisht se pranon respekt të madh për cilësinë e Belgjikës, ai mendon se “Selecao” është favorite për të pasur sukses.

“Belgjika është shumë e fortë fizikisht dhe teknikisht, – tha Thiago Silva. – Ajo meriton të luajë në çerekfinale. Unë mendoj se në të gjitha ndeshjet, Brazili është favorit, por ne e dimë se kjo nuk është e mjaftueshme.

“Ne duhet të punojmë shumë dhe të japim gjithçka, më të mirën, në qoftë se duam të fitojmë titullin. Ne do të vazhdojmë të punojmë dhe të pushojmë, sepse ndeshja e së premtes do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë braziliani

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »