Si zbulohet kanceri me testin e shtatzënisë
14:19 | 20 Gusht 2017

Një burrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosi të bënte testin e shtatzënisë për të bërë humor me shokët e tij. Pasi ka parë rezultatin pozitiv të testit ka mbetur i befasuar duke mos u besuar syve. Pasi testi rezultoi pozitiv burri në fjalë vendosi të shkonte për vizitë dhe fjalët që i kanë thënë mjekët kanë qenë tronditëse për të, transmeton kp. Mjekët e kanë sqaruar atë se rastet kur një burri i del testi pozitiv, do të thotë që meshkujt kanë kancer në testikuj. “Do të ishte mirë që edhe meshkujt e tjerë të kryenin testet e shtatzënisë, në këtë rast ata nuk do të zbulonin se presin fëmijë, por se vuajnë nga kanceri”, ka thënë mjeku që vizitoi burrin.
Edlira Rukaj