Si u Bë 7 Marsi, Dita e Mësuesit?
14:29 | 07 Mars 2018

Për çdo vit, më 7 mars, mësimdhënësit në Kosovë dhe Shqipëri shpërblehen dhe urohen në mënyra të ndryshme në ditën që konsiderohet festa e tyre.
Kosova dhe Shqipëria në fakt kanë dallojnë nga pjesa tjetër e botës për festimin e ditës së mësuesit, pasi organizata UNESCO më 1994 ka shpallur Ditën Botërore të Mësuesit datën e 5 tetorit. Dy shtetet shqiptare në fakt filluan traditën e Ditës së Mësuesit duke u bazuar në një datë të rëndësishme për arsimin shqiptar. Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap Mësonjëtorja e parë shqipe duke shënuar kështu fillimin e arsimit shqip nën pushtimin e Osmanëve. Mësues dhe Drejtor i parë i kësaj shkolle ishte Pandeli Sotiri ndërsa mësues të tjerë ishin edhe Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi e Thoma Avrami.
Françeska Jaçe