Si të rregulloni zinxhirin e xhinseve me 4 hapa të thjeshtë (Foto)

0

Ja si të rregulloni zinxhirin e xhinseve me 4 hapa të thjeshtë.

fermerka

Për të rregulluar zinxhirin e xhinseve ju nevojitet:

Darë apo pincë

Gërshërë

Pe më i trashë se ai i zakonshëm për qepje, që përdoret shpesh për butonat.

Gjilpërë

Hapi i parë: Hiqni parakolpin

Hiqni pjesën metalike që lidh dy anët e zinxhirit me anë të pincës. Me pak forcë ju mund ta tërhiqni atë nga zinxhiri. Tërhiqeni pastaj pjesën lëvizëse të zinxhirit deri poshtë në dhëmbët e fundit, por mos e tërhiqni plotësisht.

Hapi dytë: Rregulloni dhëmbët e zinxhirit

Duke përdorur gishtat, rregulloni dhëmbët e zinxhirit në mënyrë që të drejtohen të gjithë dhëmbët në mënyrë të njëjtë. Lëvizeni pak zinxhirin, por kujdes mos të ngatërrohen dhëmbët.

Hapi tretë: Pasi të jenë dhëmbët drejt, qepni ato

Duke përdorur një gjilpërë dhe pe, qepni përreth vendin ku ishte e vendosur ajo pjesa përmbyllëse metalike.

Ideja është që të zëvendësohet me qepje. Qepni rreth e përreth fundin e zinxhirit deri sa të keni së paku 6 qepje të njëpasnjëshme. Lidhni një nyje në fund të qepjes, në pjesën e pasme të zinxhirit.

Hapi katërt: Mbylleni zinxhirin

Tërhiqni zinxhirin deri në krye. Nuk duhet të ngecë më e të mos mbyllet. Nëse sërish ju ndodh pas një kohe, vetëm hiqni pjesën e qepur dhe përsëritni procedurën e njëjtë./femra.net

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com