Si të kuroni lëkurën e bebes
14:17 | 25 Qershor 2017

Përpiquni që faqet e bebes t’i lyeni me sa më pak krem.

Cilat produkte më nevojiten për të kuruar lëkurën e bebes? Pa marrë parasysh se për cilët prodhues të produkteve do të përcaktoheni, me rëndësi është që, para se t’i blini, të shikoni se ai koleksion a i është dedikuar lëkurës së ndjeshme të bebeve. Ju nevojitet sapuni për larje, shamponi tepër i butë, kremi tepër i yndyrshëm për bebe për pjesën në të cilën i vihen pelenat dhe eventualisht pudra, transmeton Telegrafi. A e dëmton sapuni lëkurën e bebes sime? Jo, por mund ta thajë. Nëse vëreni se i është tharë lëkura bebes suaj, lyeni pas larjes nga koka deri te thembrat me ndonjë losion bebesh apo me kremin të cilin e përdorni për pjesën në të cilën i vihen pelenat. A bën t’i përdor facoletat e njomura, nëse e irritojnë lëkurën? Nëse keni vërejtur që facoletat e njomura irritojnë lëkurën e bebes suaj, reduktojeni deri në minimum përdorimin e tyre. Përdorini vetëm kur nuk keni mundësi t’ia lani prapanicën bebes suaj me sapun dhe me ujë: kur jeni në udhëtim apo jashtë shtëpisë. Mund të provomi facoletat e thara, por që kanë vaj bebeje brenda tyre, me të cilat shumë mirë pastrohet dhe kurohet lëkura e bebes. A bën t’ia lyej bebes faqet? Përpiquni që faqet e bebes t’i lyeni me sa më pak krem. Lyejani faqet pasi ta keni larë, por edhe para se ta vini në gjumë. Faqet e bebes duhet të mbrohen me krem nga ajri i ftohtë dhe i thatë dhe nga rrezet e forta të diellit.

Alba Hoxha