Si të bëjm pite me kungull
08:37 | 31 Korrik 2018

Përbërësit
1 kg kungull i njomë
4 vezë
1-2 speca të kuq
150 gr djathë
6 lugë grizë
piper i zi
piper i kuq
1 decilitër vaj
kripë
Rigon
borzilok

1
Kungujt e njomë lahen dhe grihen nerede, shtohet kripë dhe lihen në kulluese të thahen.

2
Kungujt e kulluar shtrydhen me dorë edhe një herë, përzihen me vezë të tundura, me speca të copëtuar imët, djathin e grirë nerende, grizin, specin e kuq dhe piperin e zi.

3
Shtoni kripë për shije, ena metalike ose tepsia lyhet me vaj, shtohet mbetja e vajit, nxehet në furrë dhe derdhet plotësimi për kungullin e njomë.

4
Pitja piqet në furrë në temperaturë 200 gradë celsius për 30 minuta derisa të skuqet.


Ju bëftë mirë!

Aurela Hoxha