Si të arrini autoritetin prindëror?

0

Autoriteti i prindit nuk nënkuptohet, por ndërtohet dhe fitohet gradualisht. Si? Ja disa mënyra që na i sjellin ekspertët, transmeton Koha.net.

– Hiqni dorë nga ndëshkimi fizik, si dhe çdo dënim tjetër i pakontrolluar. Dënimet e tilla tregojnë dobësinë tuaj, që nuk dini si të veproni në rolin e prindërit.

– Mos kërcënoni me dënime të cilat nuk do të mundeni t’i zbatoni.

– Durim. Nuk u duhet vetëm fëmijëve tuaj t’u thuhet diçka shumë herë. Kështu është në të gjithë familjet. Po ashtu, gjatë bisedimit tregoni fëmijës që keni kohë sa do që të jetë e nevojshme.

– Mësoni të lavdëroni fëmijën tuaj.

– Përmbushni premtimet.

– Përkrahni fëmijën, tregoni që keni besim në të. Mos iu nënshtroni paragjykimeve të përgjithshme – për shembull, që respektimi i të rriturve është gjithmonë i domosdoshëm (përkundrazi, shumë padrejtësi, abuzime, neglizhime…vijnë pikërisht nga të rriturit), që “mësueset kanë gjithmonë të drejtë”. Dhe ngjashëm. Shumë është e rëndësishme që fëmija të dijë që është i pranuar në shtëpinë e vet me paketën e plotë të karakteristikave të veta. Ju në atë mënyrë e mbani autoritetin, ndërsa fëmijës i jepni rastin për zhvillimin e identitetit personal në baza të shëndosha.

– Flisni me fëmijën për gjithçka.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »