Si ta filloni mëngjesin me këmbë të djathtë?

0

Mund të zgjoheni edhe pa pirë kafe Nëse nuk je adhuruese e kafes, është e vështirë të ndihesh e zgjuar pa goditjen që të jep kafeina, për të cilën shumica e njerëzve kanë nevojë.

Zgjimi është një gjë, por në të vërtetë ndjesitë zgjohen në mënyra krejtësisht të ndryshme. Ujë i ngrohtë me limon dhe mjaltë– Kjo përzierje ka shumë vlera ushqimore dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur çdo mëngjes, sado vonë që të jesh. Plus, nuk përmban asnjë përbërës artificial shtesë.

Ujë i ngrohtë me limon ndihmon edhe tretjen dhe të jep më shumë energji. Gjithashtu, kjo përzierje pastron dhe hidraton lëkurën, përmirëson sistemin imunitar, por edhe freskon frymëmarrjen. Ndërsa mjalti, përveç vlerave shëndetësore, i shton ëmbëlsi përzierjes.

Uthulla e mollës– Shumica e njerëzve që e kanë provuar dhe e kanë bërë pjesë të çdo mëngjesi uthullën e mollës, betohen për të. Nëse kjo të duket e rëndë, atëherë për ta zbutur, përzje një ose dy lugë gjelle uthull molle me 8 masa ujë. Po ashtu, mund ta bësh atë të ëmbël me pak mjaltë organik ose më shurup të pastër.

Uthulla e mollës në mëngjes është një burim mjaft i mirë energjie, balancon nivelet e pH-it dhe ndihmon shumë tretjen. Këto dy lëngje natyrale në mëngjes janë një zgjedhje mjaft e mirë për t’u zgjuar vërtet pasi je çuar nga shtrati. Nëse pi një nga këto lëngje çdo mëngjes, vlerat shëndetësore do të rriten me kalimin e kohës.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com