Si na bënë stresi të sëmuremi?

0

Stresi psikologjik është një faktor i njohur i rrezikut për sëmundjen, por sa saktësisht na bën të sëmurë? Një studim i ri ka dhënë një pasqyrë interesante lidhur me këtë, transmeton Indeksonline.

Studiuesit ndihmojnë për të shpjeguar se si stresi mund të na bëjë të sëmuremi.

Hulumtuesit në Universitetin Shtetëror të Michiganit në East Lansing kanë zbuluar se si një proteinë e njohur si receptori i faktorit lëshues të kortikotropinës (CRF1) i përgjigjet stresit duke dërguar sinjale në qeliza specifike imune.

Kjo bënë që qelizat imune të lirojnë substanca kimike që mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh, përfshirë astmën, lupusin dhe sindromën e irritimit të zorrëve (IBS).

Bashkëautori i studimit Adam Moeser, i Kolegjit të Mjekësisë Veterinare në Universitetin Shtetëror të Miçiganit, dhe kolegët kohët e fundit kanë raportuar gjetjet e tyre në revistën “Leukocyte Biology”.

Ne të gjithë e përjetojmë stresin dhe ndoshta kemi përfunduar me sëmundje të nxitur nga stresi në një moment apo në një tjetër. Në fakt, sipas Studimit të Stresit në Amerikë në vitin 2015, rreth 31 përqind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara raportojnë se stresi ka një ndikim të fortë ose shumë të fortë në shëndetin e tyre fizik.

Por si është se stresi psikologjik, mund të na bëjë fizikisht të sëmurë? Për të ndihmuar në hedhjen e dritës, Moeser dhe kolegët kanë hetuar efektet e stresit në qelizat e masteve./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com