Si mund të kërkosh azili në Suedi?

1

Rregullat se kush mund të marrë azil në Suedi janë shkruara në Konventën për Refugjatë të OKB-së dhe në ligjin suedez. Është Enti për Migracion që shqyrton kërkesën tuaj për azil.

646x404

A ke qenë në Evropë më herët?

Ti duhet të kërkosh azil në shtetin e parë të sigurt. Shumë shtete* të Evropës kanë rregulla të përbashkëta rreth asaj se cili shtet duhet të shqyrtoj kërkesën tuaj. Kërkesa e juaj mund të shqyrtohet vetëm nga njëra prej këtyre shtete ve. Këto rregulla quhen Dispozita e Dablinit. Nëse ti shkon në njërën nga këto shtete por më vonë udhëton për në Suedi për të kërkuar azil atëherë mund të detyrohesh të kthehesh në shtetin e parë ku ke hyr së pari.

Andaj Enti për Migracion fillon për të hetuar së pari se cili shtet do të shqyrtoj kërkesën tuaj. Shenjat e gishtrinjëve tregojnë nëse ke kërkuar azil, leje qëndrimi apo vizë në një shtet tjetër. Enti për Migracion mund të shohë poashtu nëse je i ndjekur nga policia në një shtet tjetër.

Bashkë me shenjat e gishtërinjëve Enti për Migracion do të fotografoj. Fotografia përdorë për një kartë që dëshmon se je azilkërkues në Suedi. Karta quhet karta LMA.

Reth azilkërkueseve zyra e migrimit suedez Migrationverket, ka përgatitur disa broshura edhe në gjuhën shqipe. Broshurat mund ti shkarkoni në lidhjet të cilat i kemi vendosur në vazhdim.

Broshurat

Azilkerkuesit ne Suedi

Banimi dhe ekonomia

Dëbime nga shteti që zbatohen menjëherë

Mbështetje për riatdhesim

Mbyllmbajtja dhe väzhgimi

Me rëndësi të vërtetosh identitetin

Nëse gjykata e refuzon kërkesën tuaj

Nëse keni marrë përgjegje negative në kërkesën tuaj për azil nga Enti për Migracion

Për ju që kërkoni azil me njërin prind, të dy prindërit apo kujdestar tjetër

Përkujdesja shëndetësore

Pikat mbështetëse me rastin e riatdhesimit vullnetar

Punësim ose praktikë për ju që jeni apo keni qenë azilkërkues

Rregullorja e Dublinit

Të banosh në banesat e Entit të Migracionit

Këto informacione janë marrë nga zyra e emigracionit suedez “Migrationsverket”

www.migrationsverket.se

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com