Si mbeti shprehja “Te molla e kuqe”

0

Gjer mè tani nuk mè èshtè e njohur se ndonjèri nga akademikèt shqiptarè nga lèmi i historiografisè, gjeografisè, gjuhèsisè, filologjisè, antropologjisè, arkeologjisè, udhèpèrshkruesve, etj., ta kenè dhènè termin adekuat pèr “Mollèn e Kuqe”. Si zakonisht, nè popull kanè mbetur dhe mbijetuar mbresat tragjike tè ndodhive tè vèrtete pèr ato vende dhe regjione, ku èshtè luftuar dhe èshtè derdhur gjaku si pèrrua. Nga ai gjak i pakursyer i derdhur èshtè ngopur toka dhe se nè tè njèjtin vend kanè filluar tè mbijnè lule tè kuqe, pastaj tè rriten e tè zhvillohen pemè qè do tè lulèzonin dhe hidhnin fruta me ngjyrè tè kuqe tè gjakut.
Atje, nè vendbanimet tona stèrgjyshore nè Toplicè, muhaxhirèt tanè pèr tè mbetur dhe mbijetuar nè pasuritè e tyre tè patjetèrsueshme e kishin derdhur gjakun e tyre si pèrrua, dhe se me tèrheqjen e kufirit nga Pashallèku i Beogradit nè Katundin e Epèrm, vendbanim ky ndèrmjet Nishit dhe Aleksincit, ishte ngritur gjymrikana e Perandorisè Osmane. Nè atarin e oborrit tè karakollit tè Turqisè ishte njè mollè e cila nè pranverè lulèzonte dhe bènte fruta tè kuqe. Shumè njerèz, pasardhès tè muhaxhirève tanè, tè dèbuar dhunshèm nga Nishi dhe Toplica, shpesh shkonin pèr t’i vizituar vendet e tè parève tè tyre, ku bindeshin dhe tregonin se atje ishte njè mollè shumè e vjetèr dhe mollèt i kishte bojè tè kuqe.
Populli, nga nostalgjia dhe malli i madh pèr ato regjione a vende tè caktuara, ku èshtè derdhur gjaku i pakursyer, i ka emèrtuar ato me shorehjet e veta piklluese si: “Toka e Kuqe”, “Guri i Kuq i Livadhit”, “Kroi me Ujè tè Kuq”, “Varrezat e Krushqve tè Pèrgjakur”, etj. Pikèrisht kèshtu ka lindur dhe ka mbijetuar nè popull edhe shprehja e vèrtetè dhe reale pèr Mollèn e Kuqe. Kjo shprehje ka vazhduar edhe sot duke u mishèruar edhe nè folklorin tonè popullor si: “Hidhet vallja, vallja me shamia” / Te Molla e Kuqe, e jona a Shipnia”…

Me respekt:
Kryetari i Shoqatès sè muhaxhirève pèr Kosovèn Lindore

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »