Si jeton Vaid Limnani nga fshati Nesalc nga blegtoria (foto)

0

Bagëtitë janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë dhe jeta e njeriut do të ishte e varfër dhe e brishtë, për të mos thënë edhe e pamundur pa bagëtitë. Nga bagëtitë, këtë herë e kemi fjalën në veçanti për delet.

bariu

Një gjë dihet mirë, se ruajtja e deleve ka nevojë për durim ruajtja dhe përkujdesja për delet ka nevojë për kujdes 24 orë në ditë, në 365 ditë të vitit, tha bariu Vaid Limnani nga fshati Nesalc i komunës së Bujanocit. Që në moshën 6 vjeçare Vaidi është marrë me këtë veprimtari të cilën e ka trashëguar nga i ati i tij. Tani Vaidi 42 vjeçar thotë se, ruajtja e deleve nuk paraqet problem as gjatë sezonit të dimrit pasi që edhe në borë mund të i qes të kullosin në mal, ushqimi i deleve jashtë kopes në dimër është dushku. Sa i përket ushqimit me të cilin ushqehen delet në kope gjatë dimrit janë, Sona, Gruri, Elbi, misri dhe Silazha të gjitha këto bariu në fjalë gjatë bisedës tha se, i siguron vet me mjetet bujqësore që posedon, pasi që po të mos kishte siguruar vet ushqimin për bagëtit e tijë është shumë vështirë të i dilet zot kësaj pune, mirëpo ka edhe shumë gjëra të tjera që duhet pasur për të ruajtur si dele ashtu edhe kafshët tjera. delet 1Në kopen e bariut Vaid kishte 50 dele dhe qingja të cilat i ruan me shumë kujdes, ato mund të shumohen tash në këtë kohë dhe gjatë muajit mars apo prill, që do të thot dy her në vit bëhet shumimi i tyre. Dipas tij, nga delet ai prfiton vetëm me shitjen e tyre ndërsa nga prodhimet e qumshit ka kohë që nuk i mjel dhe nuk shet prodhimet e qumshtit nga delet. Sipas Vaidit vetemë gjatë kohës së Kurban Bajrami më së shumti ka shitje, një dele kushton nga 100 deri në 150 euro, mirëpo ka edhe nga ata që kur i lind djalë apo vjaz blejnë dele për therrje. delet 2Delet gjatë dimrit fitojnë më shumë kilogram shtojnë në peshë dhe normalisht çmimi i tyre është i arsyeshmë, bariu nuk preferon që të i shes në tregun e kafshëve, i ruan ato vetëm për festën e Bajramit duke mos harruar as sezonin e verës kur bashkëatdhetarët blejn qingja për ahengje, mirëpo në një numër paksa më të vogël. Vaidi i cili mbanë familjen me të ardhurat e blegtorisë përveç deleve ka edhe 15 lopë të cilat ushqehen shëndetshëm dhe japin qumsht të cilin ai e ka një kontratë me një firmë për shitjen e prodhimeve të qumshtit. Nuk jam shum i kënaqur me çmimim e qumshtit të lopeve mirëpo pasi pagesa po bëhet me rregull më mjafton kjo, thotë ai. Nga raca më e njohur e deleve është raca e shortuar tha bariu, ndërsa vitin e ardhëshëm pritet që të ketë edhe racën gjermane. Në kosovë është raca bardhoke mirëpo tek ne, thotë ai, njerëzit e blejnë këtë racë e cila edhe gjendet në kope tha bariu i cili nuk harroi të tregonte se ka të inetresuar edhe nga Kosova edhe nga të gjitha vendet e rajonit që të blejnë dele tek ai. Përveç deleve ka edhe qengja që shet bariu me një çmim prehj 3 euro kilogrami, qingjat zakonisht janë nga 15 kilogram deri në 30 kilogram. delet 3Mbase në këtë lami ka edhe vështirësi, sidmos gjatë shumimit të tyre duhet ushtruar kujdes të vaçant me të vegjlit e deles, sepse Ujku është ai i cili i ka ardhur deri tek kopeja për ti sulmuar mirëpo Bariu ka edhe një profesion tjrtër si gjuetar dhe çdo her që del për ti kullos delet mban edhe pushken për ta ruajtur pasurin e vetë. Nuk mungonte as raca e qenit që sipas Bariut është racë e menqur e ushtruar enkas për ruajtjen e deleve. Në familjen e Vaid Selimit përpos bagëtisë kishte edhe pula, gjeldeti, gjela të racave të ndryshme, kjo edhe ishte historia e tijë i cili përpos tjerash tha se, edhe fitimi po të jet shum i vogël un ekam këtë profesion në gjak. Dëshira e Vaidit nuk është që edhe fëmijët ta trashëgojnë, ai më shum dëshironë që ata të shkollohen. Për të qenë edhe më të sigurt edhe në shëndetin e deleve dhe të lopeve Bariu tha se të gjitha i ka të regjistruara dhe se nuk mungojnë as kontrollat nga veterinerët./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com