Si e komentojnë mediat amerikane deklaratën e Ramës për Maqedoninë?

0

Mediat amerikane i kanë bërë menjëherë jehonë deklaratave të Ramës ditën e sotme se Shqipëria do të bllokojë anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit.

auto_edirama1430253010

Rrjeti televiziv amerikan ABC News shkruan se tashmë Maqedonia do te këtë edhe një bllokadë nga Shqipëria, përvec Greqisë.

Kjo e fundit e kushtëzon hyrjen e Maqedonisë në NATO me konfliktin e emrit. Deklaratat e Ramës erdhën disa ditë pas ngjarjeve në Kumanovë, ku humbën jetën disa shqiptarë dhe dhjetra të tjerë u plagosën. Po çfarë deklaroi konkretisht kryeministri shqiptar ditën e sotme gjatë takimit me ministra e Brendshëm nga vendet e rajonit.

“Shqipëria, të gjithë ne duam një Maqedoni të qëndrueshme, por jo të pajetueshme; Një Maqedoni demokratike për të gjithë, që duhet të jetë pjesë e NATO-s, por që s’mund të bëjë pjesë në NATO, pa garantuar në frymë dhe në germë, vlerat dhe parimet që e bëjnë NATO-n jo një klub ushtarak, por një aleancë të popujve dhe të vendeve demokratike në mbrojtje të paqes dhe të të drejtës së çdo populli për të jetuar i lirë dhe për të qenë i mbrojtur nga kërcënimi i jashtëzakonshëm i terrorizmit. Që do të thotë po ashtu, se Maqedonia nuk mund të bëjë pjesë në NATO, pa garantuar në frymë dhe në germë, Marrëveshjen e Ohrit. Një Maqedoni ku liritë dhe të drejta e njeriut të përkojnë në frymë dhe në germë, me aspiratën e shpallur të Maqedonisë për të qenë pjesë e Bashkimit Europian dhe e NATO-s”- tha Rama. /Lapsi.al/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com