Si agjërojnë myslimanët në vendet ku nuk perëndon dielli?

0

ora

Myslimanët të cilët jetojnë në rrethin e Arktikut përballen me një nga kushtet më sfiduese në Ramazan sepse atje dita zgjat 24 orë.

Zonat ku përfshihen Japonia, Finlanda dhe Suedia gjatë muajve të verës gati se nuk e përjeton perëndimin e diellit, shkruan islambosna.

Muhamedi nga Finlanda thotë: “Agjërimi fillon në ora 1:35 të mëngjesit ndërsa iftari është në ora 12:48 të natës. Kështu që agjërojmë 23 orë e pesë minuta. Miqtë dhe familja ime që jetojnë në Bangladesh nuk mund të besojnë se mund të agjërojmë mbi 20 orë në ditë.

“Kur dëgjojnë se ne këtu agjërojmë nga 23 orë thonë: “Kjo është e pabesueshme, si qëndroni.” Duke iu falënderuar Allahut qëndrojmë dhe na shkon shumë mirë”, thotë Muhamedi.

Ai thotë se myslimanët tjerë në vendet fqinje kanë gjetur mënyra tjera për t’u përshtatur duke shtuar: “Disa myslimanë që jetojnë në Laponi, ndjekin orarin e Lindjes së Mesme, sepse ndjekin vendin më të afërt mysliman, Turqinë”. Pra ata agjërimin e fillojnë me orarin e Turqisë dhe e mbarojnë me atë orar.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com