Shyhrete Behlulin prek milionat (Foto)
14:18 | 14 Gusht 2017

Disa javë më parë, këngëtarja Shyhrete Behluli publikoi projektin e ri “Vëlla e motër” në bashkëpunim me reperin Gold AG.

Marrë shkas nga suksesi i vitit të kaluar, dyshja kapën sërish një tematikë të ndjeshme dhe shumë të qëlluar, duke vënë në spikamë raportin mes vëllait e motrës, shkruan Gazeta Express. Me ketë këngë dyshja kanë marrë hic më pak se 10 milionë klikime. Këtë e ka treguar edhe vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në ‘Instagram’, ku i ka falënderuar të gjithë. Rikujtojmë se kjo këngë i ka pajtuar një vëlla dhe një motër që nuk kanë folur për 15 vite.

Alba Hoxha