Shtylla e pabesueshme Shaqirit, nota dhe statistikat e plota me Wolverhamptonin
23:17 | 07 Janar 2019

Liverpooli u eliminua nga gara e Kupës FA dhe do të presë së paku edhe një sezon para se të mëtojë këtë trofe, që për herë të fundit e ka fituar më 2006.

Në ndeshjen e xhiros së tretë, ku u mund nga Wolverhamptoni, për Liverpoolin Xherdan Shaqiri luajti 90 minuta dhe përkundër startit të dobët ishte ndër futbollistët më të mirë të këtij ekipi.

Nota e tij, 6,9 është e dyta më e larta, pas Origit, i cili shënoi golin e Liverpoolit, kurse statistikat e tij të plota janë më të mira se të shumë bashkëlojtarëve.

The post Shtylla e pabesueshme Shaqirit, nota dhe statistikat e plota me Wolverhamptonin appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Atalanta Kërçyku