Shtyhet afati për legalizimin e objekteve në komunën e Bujanocit

1

Afati për Legalizimin e objekteve në komunë e Bujanocit është vazhduar edhe për gjashtë muaj të tjerë, thonë në shërbimin për Urbanizëm. Paraqitja e kërkesave për legalizim ka nisur më 31 tetorë të vitit 2013 dhe ka zgjatur deri më 31 tetorë të këtij viti, por ky afatë është vazhduar deri më 31 prill të vitit 2015 pasi që interesimi i qytetarëve është i madhë, thotë Basri Memeti, kryeshef i drejtoratit për urbanizem.

legalizacija

Sipas Memetit dokumentacionet që nevoiten për legalizim janë, inçizimi gjeodezik dhe fleta poseduese, pas kësaj nga drejtorati për urbanizëm dorëzohet njoftimi i parë, shqyrtohet se a mund ai objekt të legalizohet apo jo. Nëse objekti i plotëson të gjitha kushtet për legalizim, njoftohet paraqitësi i kërkesave që ta bëjë projektin dhe pagesën në direksion për kompenzimin e rregullimit të tokës ndërtimore dhe në fund drejtorati i urbanizimit bënë lëshimin e lejës mbi legalizimin e objektit përkatës./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com