SHTKKLP Organizon konferencë shkencore

0

SHTKKLPShoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë

O R G A N I Z O N

Konferencë shkencore : SHQIPTARËT E LUGINËS SË PRESHEVËS DHE TË TROJEVE ETNIKE NË ISH-JUGOSLLAVI NË MBARIM TË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE

Koha dhe vendi i mbajtjes: 12 dhe 13 dhjetor 2014, Preshevë

Pjesëmarrës në Konferencë: studiues dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare / Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, etj./dhe diaspora.

Koha e paraqitjes së temës për Konferencë dorëzohet deri më 30 nëntor 2014.

Tema e punimit : 8 deri 12 faqe, në rradhorin 12.

Koha e referimit në Konferencë : 10 minuta

Hartimi,publikimi i Programit të Konferencës dhe njoftimi i pjesëmarrësve bëhet më 7 dhjetor 2014.

Kontakti: Xhemaledin Salihu, tel. 017.660-676 dhe 063 8771423

E-mail adresa : shtkkpresheve@yahoo.com, xhemaledin_s@hotmail.com, xhemaledin47@gmail.com

Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë /17523/, rr.Sava Kovaçeviq,nr.80

Qëllimi i Konferencës: Ndriçimi dhe njohja shkencore e fakteve, e ngjarjeve, e personaliteteve të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të Trojeve etnikë në ish-Jugosllavi, në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.

Synimi i Konferencës: Botimi komplet i materialit në një publikim/vepër/.

Arsyetimi i projektit : Periudha e mbarimit të Luftës së Dytë Botërore për Luginën e Preshevës dhe trojet etnike në ish-Jugosllavë është e pahulumtuar dhe nuk është hedhur mjaftë dritë mbi faktet, ngjarjet dhe personalitetet historike të kësaj kohe.Andaj, edhe ishte koha e fundit që studiuesit shqiptarë, sidomos ata të historisë ta rivlerësojnë dhe ta revalorizojnë këtë periudhë me rëndësi të madhe historike, kulturore dhe kombëtare për Shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike. Përndryshe, faktet, ngjarjet dhe personalitetet mbeten ashtu siç janë shkruar nga studiues të huaj, për këto treva shqiptare.

Temat e Konferencës:

-Pozita e Shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe të trojeve etnike në ish-Jugosllavi, në mbarim të LDB,

-Gjendja e rëndë e Shqiptarëve në të gjitha trojet shqiptare, në mbarim të LDB,

-Marrëdhëniet shqiptaro-serbe, jugosllave,

-Masakrat dhe terrori ndaj popullatës shqiptare,

-Mbarimi I LDB çlirimtare apo joçlirimtare për shqiptarët,

-Ripushtimi dhe aneksimi i trojeve etnike,

-Politika aktuale e Beogradit ndaj Shqiptarëve,në mbarim të LDB,

-Lufta e armatosur, rezistenca e Shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe në trojet etnike,

-Kontributi i Shqiptarëve në mbarim të LDB,

-Përpjekjet e Shqiptarëve për rrumbullaksimin e çështjes kombëtare,

-Rryma, drejtime politke të Shqiptarëve,

-Roli i Lidhjes së II të Prizrenit në këtë periudhë,

-Mobilizimi i Shqiptarëve për në Frontin e Sremit dhe në pjesë të tjera të ish-Jugosllavisë,

-Roli i njësive partizane nga Shqipëria,

-Shpresat dhe zhgënjimet e Shqiptarëve për bashkim kombëtar,

-Shqiptarët dhe sferat e interesit në Ballkan, etj.

Preshevë, më 12 shtator 2014

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com