Shtetasit rumunë përdorën “Pirunin” për të vjedhur bankomatët në Kosovë

0

Shtetasit rumunë përdorën “Pirunin” për të vjedhur bankomatët në Kosovë

Tre shtetas rumunë janë arrestuar vikendin e kaluar. Ata dyshohet se duke përdorur një pajisje të njohur si “Piruni” kanë arritur të tërheqin mbi 30 mijë euro para nga bankomatët e bankave vendore.

KALLXO.com ka siguruar vendimin e gjykatësit Vehbi Kashtanjeva me të cilin tre shtetasve rumunë u është caktuar paraburgimi prej tridhjetë ditësh.

Vendimi i gjykatës jep detaje interesante përfshirë mënyrën se si bankomatët u vodhën me ndihmën e një “piruni” e deri tek detajet për profesionet e të dyshuarve, të cilët nuk kanë të bëjnë fare me kibernetikën.

Aktvendimi tregon se George L. është shofer me profesion, ndërsa Daniel P. është taksist përderisa Elvira L. është një frizere.

Prokuroria pretendon se frizerja dhe shoferët e makinave erdhën në Kosovë me qëllim të vidhnin nga bankomatët.

Çifti George L. dhe Elvira L. nga hetimet e para thuhet se kanë hyrë në Kosovë më 7 shtator, atë ditë thuhet se çifti tërhoqi para nga bankomate të ndryshme në tri qytete. /kallxo.com/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com