Shtesat përcaktojnë fituesin në ndeshjet Lincoln – Drita
16:12 | 29 Qershor 2018

Ka përfunduar ndeshja e rregullt në mes të Lincoln Reds Imps – Drita.

Kampioni i Kosovës duhet ta kërkojë kualifikimin në fazën e parë të paraeliminatorëve me anë të shtesave. Pjesa e parë përfundojë në të mirë të Dritës, ku Liridon Leci shënoi golin e parë në minutën e parë të ndeshjes. Drita pati mundësi që të kalojë përsëri në epërsi gjatë kësaj pjese me Shabanin dhe Kryeziun por që nuk i shfrytëzuan si duhet mundësitë e tyre. Në pjesën e dytë Lincoln barazoi rezultatin pas një ndërprerje në minutën e 61’të ku shënoi Corral. Drita dhe Lincioln ishin më të barabartë në këtë pjesë dhe nuk arritën që të kalojnë asnjëra dhe as tjetra në epërsi. Pritet që të jenë shtesat ato që do të përcaktojnë fituesin e kësaj ndeshje. /GazetaExpress/

Alesia Bami