Shtëpia e shëndetit, për gati 1 muaj pa aparat të ultrazërit, drejtoresha thotë se do të arrijë brenda dy ditëve

0

Reparti i gjinekologjisë në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc që nga 25 dhjetori i vitit që lam pas është pa aparatin e ultrazerit ekografisë.

Dom-zdravlja-u-Bujanovcu-620x350Ultrazëri është tingull i një frekuencë të lartë që smund ta ndëgjojë njeriu e që përdoret në mjekësi për shikimin e strukturave të brendshme të trupit. Kontrolla me ultrazë apo ekografia është test pa dhimbje që përmes valëve të zërit bëhet vrojtimi i strukturave të brendshme të trupit, duke përfshirë edhe trupin e bebes suaj. Që nga kjo datë pacientetet detyrohen të bredhin klinikave private për të kryer kontrollet rutin të tyre gjatë shtatëzënisë apo edhe drejt qytetit të Vranjës thuhet nga një burim brenda Shtëpisë së Shëndetit. Ankesat e pacienteve apo grave të komunës së sonë jo që janë të shumta por ato ankohen se edhe kontrollet e tyre nëpër klinika private janë shum të shtrenjta, kur kanë mundësi dhe kanë pasur ekografinë në Bujanoc ato detyrohen të bredhin jashtë Bujanocit. Një burim tjetër ka thënë se, është çështje kohe që aparati të kthehet pasi që arsyetimi është se është dërguar për riparim, mirëpo deri më sot ende nuk ka asnjë lajm. Po ashtu nga këto burime citohet se, aparati është marrë dhe përdoret për çështje të tjera, dhe se në anën tjetër pacientër janë ata që më së shumti janë dëmtuar dhe mbesin me shpres së shpejti të i kthehet Shtëpisë së Shëndetit ky aparatë shumë me rëndësi. Vlenë të thkesohet se gazetart e RTB–ës kanë kontaktuar edhe drejtoreshën e Shtëpisë së Shëndetit e cila ka hedhur posht këto pohime, apo dezinformatë dhe se aparati sipas sajë pritet të vijë brenda dy ditëve./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com