Shtëpia e kulturës në Bujanoc për të 18-tën herë rradhazi, e hap aktiviteti “duartë e vyeshme” (Foto/Video)

0

Shtëpia e kulturës në Bujanoc, me gatime e veshje tradicionale shqiptare, në Bujanoc, ka hapur aktivitetin ‘duart e vyeshme’, që do të mbahen për dy ditë rradhazi në sallën e vogël të shtëpies së kulturës.

Drejtori i shtëpies së kulturës ka përshëndetur të pranishmit, kryetarin e komunës, zëdhënsin e OVL-së mediat lokale, dhe të gjith të pranishmit, njëherit ka falemderuar ato që kishin maruar ushqimet tradicionale Shqiptare, ku u përcoll me interes të madhë nga qytetarët.

Aktivitetin ‘duart e vyeshme’ e hapi kryetari i komunës së Bujanoc Shaip Kamberi, i cili theksoi se “Është e rëndësishme që shtëpië e kulturës ka thyer trendin e zakonshëm që është zhvilluar deri tani, ku përveç punës së dorës, të shihen edhe ushqime tradicionale”.

Ushqimet e prezentuara në natën e parë, ishin të përgatitura nga gratë shqiptare të komunës së Bujanoc, të cilët me gatimet e tyre, e madhështuan ngjarjen e mbrëmshme.

Gjatë natës së sontme, do të prezentohet ushqimet tradicionale serbe të gatuara nga gratë serbe të Bujanocit.



Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com