Shtatëmbëdhjetëvjeçari plagos me thikë 16-vjeçarin në Shkup

0

thika

Në një stacion autobusësh urban në bulevardin kryesor të Shkupit, “Aradhat partizane”, mbrëmë rreth orës 22:20 një adoleshent 17-vjeçar i ka shkaktuar plagë me thikë në gjoks një 16-vjeçari ka njoftuar policia maqedonase.

Në komunikatë nuk jepen detaje tjera, përveç se 16-vjeçarit i është ofruar ndihma në spitalin e qytetit “8 Shtatori” ku i është konstatuar lëndim trupor.

Pas sqarimit të rrethanave dhe dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë paraqitja përkatëse, ka shtuar policia.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com