Shtabi për situata të jashtëzakonshme njofton BL-të për dëmet e shkaktura nga vërshimet

0

U mbajtë sot seanca e katërt me radhë e shtabit për situata të jashtëzakonshme të komunës së Bujanocit, seanca u zhvillua në sallën e kuvendit komunal në prani të anëtarëve të këtij shtabi nën kryesimin e komandantit të shtabit Nagip Arifi.

demet

Të ftuar në këtë seancë ishin kryetarët e të gjitha bashkësive lokale të komunës së Bujanocit. Sa i përket diskutimit të sotëm ishte i përqëndruar si çdoherë që të merren masa parandaluese në qoftë se vendi ynë ballafaqohet me vërshime apo përhapje të zjarreve në periudhën verore në territorin e komunës së Bujanocit, me ç’rast anëtarët e shtabit aprovuan disa vendime si dhe planin operativ në rast të reshjeve të shiut apo vërshimeve për vitin 2015. Kurse përfaqësuesit e bashkësive lokale u njoftuan për vendimet e kuvendit komunal sa i përket dëmeve që janë bërë në terrtitorin e komunës sonë, shpjegoi komandanti i shtabit Nagip Arifi. Të gjitha intervenimet të cilat janë kryer pas dëmeve nga të reshurat atmosferike gjatë muajit shkurt të vitit 2015 janë bërë nga pushteti lokal theksoi Arifi./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com