Shqiptarja vret burrin me thikë në SHBA: E bëra për vetëmbrojtje
10:15 | 24 Dhjetor 2015

anila keco Një shqiptare nga Waterbury, në Vermont të Shteteve e Bashkuara, u akuzua për vrasje pa paramendim, pasi qëlloi për vdekje të shoqin. 34 – vjeçarja Anila Keço qëlloi me thikë në stomak të shoqin Valmir Keço, i cili ndërroi jetë nga plaga e marrë. Avokati i Anila Keço tha se klientja e tij ishte viktimë e dhunës së përsëritur nga i shoqi dhe asnjëherë nuk kishte patur qëllim vrasjen e tij. Mediat amerikane shkruajnë se ishte kjo arsyeja që nuk u dënua për vrasje me paramendim. Keço dorëzoi garancinë prej 200 mijë dollarësh dhe u largua nga salla e gjyqit pa thënë asnjë fjalë. Seanca gjyqësore e rradhës do të zhvillohet në fillim të vitit të ardhshëm. Çifti Keço ka dy vajza, 7 dhe 10 – vjeç, të cilat nuk ndodheshin në shtëpi në kohën kur ndodhi vrasja dhe aktualisht janë nën kujdesin e Departamentit për Fëmijët dhe Familjet. Sipas dokumenteve të gjykatës, Anila Keço bashkë me të shoqin do të dilnin për të blerë dhuratat e Krishtlindjes, por Valmiri ishte i pirë. Ai ishte drejtuar dhunshëm asaj dhe Anila ishte vënë menjëherë në mbrojtje. Tv Klan
Edlira Rukaj