Shqiptarja nga Kosova, lindi binjakë në moshën 60-vjeçare

0

Një femër 60-vjeçare, në Wels të Austrisë të mërkurën ka lindur fëmijë binjakë. Ajo është një shqiptare nga Kosova, shkruajnë mediat austriake, ndërsa solli në jetë dy djem: Eldionin dhe Elmedinin.

shqiptarja-nga-kosova-lindi-binjak-euml-n-euml-mosh-euml-n-60-vje-ccedil-are_2_hdMediat austriake shkruajnë se ajo mbeti shtatzënë në mënyrë artificiale, me metodën IVF, në një klinikë të Turqisë, transmeton Telegrafi.

Çifti shqiptar kishte një vajzë, por mbizotëronte dëshira për djalë. Ndaj, lumturia e tyre është e papërshkrueshme.

Zëdhënësja e spitalit në Austri thotë se shtatzënia në atë moshë është e rrezikshme, porse nëna shqiptare kaloi mirë, ndonëse kishte diabet dhe anemi.

“Nëna dhe fëmijët janë mirë”, thotë gjinekologu që është marrë me këtë rast. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com