Shqiptarja mban koncert para publikut austriak

0
Mezosopranoja kosovare, Flaka Goranci, më 7 maj në shtëpinë e W.A. Mozart “Mozarthaus”, në sallën e famshme “Besendorfer Saal”, në qytetin e Vjenës, do të interpretojë në koncertin e titulluar “Liebst du Schonheit” (A e dashuron të bukurën).

Ky koncert do të jetë i përbërë nga veprat e mjeshtërve të muzikës klasike: Gustav Mahler e Alma Mahler, si dhe Robert e Clara Shumann.

Në këtë koncert Flaka është paraparë të interpretojë 16 këngë në gjuhën gjermane, ndërsa do të përcillet nga pianisti gjerman me famë botërore, Mathias Ladermann, i cili ka një karrierë mjaft të pasur në skenat botërore.

Flaka njihet si një nga mezosopranët më të mira shqiptare të momentit, e cila gjatë viteve artistike ka pasur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare. Ajo ka përformuar si soliste me orkestra të njohura, si: Concentues Muzikus, Orkestrën e Operës Shqiptare, Das Salonorchester Bad Schallerbach, në Orkestren e Ramat Hasherom, Orkestrën simfonike të RTSH-së, Filarmoninë e Kosovës dhe të Maqedonisë, pjesë e shfaqjes “Le Nozze di Figaro” në teatrin e Vjenës si dhe shumë suksese të tjera në vende të ndryshme të Evropës

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com