Shqiptarja gjen vajzën e humbur pas 16 vitesh…nëpërmjet Facebook

0
Rrejti social “Facebook” ka kontribuuar për bashkimin e një nëne me të bijën pas 16 vitesh. Bëhet fjalë për 40 vjeçaren shqiptare, Alma Hoxha, me banim në Itali, të cilës ish-bashkëshorti i saj, që është edhe babai i fëmijës ia rrëmbeu vajzën.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 1998, kur të tre bashkë jetonin në Gjermani. Pas shumë kërkimesh vajza i ka dërguar një mesazh nënës së saj Almës, në ditën e ditëlindjes, duke shndërruar në ditën më të lumtur të jetës së saj. Mediat italiane, të cilat kanë pasqyruar lajmin thonë se vajza jeton në Shqipëri së bashku me xhaxhallarët e saj./Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com