Shqiptarit i zbulohet fabrika e kanabisit në Angli

0

Imigranti shqiptar që po qëndronte ilegalisht në Angli, është dënuar me një vjet burgim pasi policia zbuloi fabrikën e tij të kanabisit.

20150125103551776646Sulo Ismaili në shtatorin e kaluar ishte kapur nga policia për shkak se në fabrikën e tij rritej kanabisi që çdo 45 gramë shitej për 16 mijë funte, transmeton Koha.net.

Ai fillimisht ishte kapur me arsyen se po qëndronte ilegalisht në ishull, por më vonë i është zbuluar fabrika në lagjen Brookside Road të Stratfordit.

Prokurorja Madhu Rai ka thënë se më 16 shtator të vitit 2014 policia kishte bastisur apartamentin e tij për ta arrestuar Ismailin që po qëndronte ilegalisht.
Nga stacioni policor ai kishte tentuar të ikte nëpërmjet një dritare të përdheses, mirëpo policia e kishte kapur menjëherë.

Zyrtarët e policisë pranuan informacione tjera dhe zbuluan një “fabrikë të sofistikuar kanabisi” në dhomën e ndejës.

“Aty ishin 36 bimë të reja kanabisi që po rriteshin me ndihmën e një sistemi të ujitjes që ishte i lidhur me banjën e banesës ndërsa rryma ishte rregulluar me sistemin që kohë pas kohe ta ngrohte dhe të bënte dritë mbi bimët”, ka thënë prokurorja.

Rai ka theksuar se çdo bimë e kanabisit të gjendur në banesë, kapte vlerën e 16 mijë funteve në tregun e zi.

Gjatë intervistimit, Ismaili ka thënë se fabrika nuk ishte e tij, por disa persona ia ofruan 300 funte që të kujdesej për bimët e kanabisit në banesën e tij.

© KOHA.net

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com