Shqiptarin e ndjek rastësia/ Kapet pas 3 vjetësh, i dënuar me 3 vjet për plagosjen e 3 personave
14:57 | 10 Mars 2016

Një 24-vjeçar shqiptar i dënuar me 3 vjet burg për plagosje me dashje në bashkëpunim, u ekstradua nga Italia për në vendin tonë.

police Aldo Tuda nga Durrësi ishte i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 3 vjet burg, lënë në fuqi edhe nga Apeli. Ngjarja ka ndodhur në 15 janar të vitit 2013, ku Tuda së bashkë me dy persona të tjerë, kanë plagosur me sende të forta tre veta me inicialet A.B, I.B,dhe H.B.
Aurela Hoxha