Shqiptari vritet me thikë në Itali, pak para se të kthehej në Shqipëri

0
Shqiptari vritet me thikë në Itali, pak para se të kthehej në Shqipëri

Një shqiptar është vrarë me thikë mbrëmjen e 13 marsit 2015 në rrugën Mantegna, në Zagarolo, provincë e Romës.

Shqiptari i identifikuar si Michel Leskaj, 28 vjeç ishte me banim në Pistoia dhe mbrëmjen e djeshme kishte lënë qytetin e Toskanës për të shkuar në Bari, ku do t’i hipte tragetit për të ardhur në Shqipëri

Por nuk dihet motivi si i riu nga ndryshuar rrugë dhe është ndalur në Zagarolo ku dhe ndoshta mund të jetë takuar me personin, i cili më pas është bërë dhe vrasësi i tij.

Policia po heton motivet njëri prej të cilave është dhe larje hesapesh.

Kishte qenë i riu i cili kishte telefonuar të motrën edhe ajo me banim në Pistoia për ti treguar se ishte goditur me thikë. Më pas kjo e fundit kishte telefonuar policinë.

Ndërkonë në vendin ku ndodhi krimi një qytetar ka gjetur shqiptarin në makinën e tij të plagosur dhe telefonoi ndihmën e shpejtë.

Policia po verifikon kamerat e sigurisë të instaluara në vendin ku ndodhi krimi

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com