Shqiptari shpëton një grua nga vetëvrasja duke e pritur në krahët e tij
10:00 | 16 Prill 2015

“Kur ajo tashmë kërceu, unë kam funksionuar pa vetëdije dhe i kam hapur krahët”, thotë Ziberi, duke treguar se si e ka shpëtuar gruan që donte të bënte vetëvrasje

foto: 20minuten
Sapo ndjeva një klithje nga ndërtesa përballë, u ngrita nga tarraca e barit ku isha ulur. U drejtova nga burimi i zërit dhe kur e pashë gruan që donte të kërcente nga kati i dytë, unë u ngrita menjëherë dhe shkova në drejtim të dritares, tregon shqiptari 36 vjeçar nga Bazeli, Ramadan Ziberi. Ngjarja ka ndodhur natën e të dielës në mes të Bazelit. Ai i ka folur gruas që kërcënonte të hidhej nga lartësia prej tetë metrash por ajo nuk ka dashur të dëgjojë. Pastaj pa menduar asgjë dhe instinktivisht i ka hapur krahët ashtu që ajo të binte në ta”. Prokuroria ka sqaruar më vonë se gruaja e re donte të bënte vetëvrasje. “Kur ajo tashmë kërceu, unë kam funksionuar pa vetëdije dhe i kam hapur krahët”, thotë Ziberi”. Gruaja ka kërcyer nga kati i dytë dhe pasi është penguar nga kanatat e dritareve ka rënë drejt në krahët e shpëtimtarit të saj, shkruan 20minuten.ch. “Ajo ka rënë nga lartësia prej 8 metrash në prehrin tim ndërsa unë jam rrëzuar dhe kam rënë në pozicionin ulur”, shpjegon Ziberi, i cili tashmë është bërë heroi i ditës në Bazel, transmeton albinfo.ch. Ai ende nuk e ka përpunuar gjithë zhvillimin e ngjarjes. Vetëm kujton se askush nga kalimtarët nuk ndërmerrte asgjë . “Gjithë natën kam qëndruar pa gjumë. Më dhime shpina ndërsa adrenalina pulsonte në damarë. Tash, kur çdo gjë ka kaluar, akti trimëror i Ziberit ka marrë dhenë. Njerëzit e panjohur ia rrahin krahët dhe e falënderojnë e shikime. Ndërsa për vajzën e tij 10 vjeçe ai tashmë është hero. “Ajo më ka pyetur nëse kam shpërndarë autografe”, qeshet Ziberi.
Aurela Hoxha