Shqiptari qëllon me kallashnikov ndaj 120 personave, plagos 15 grekë (Video)

0

Shqiptari qëllon me kallashnikov ndaj 120 personave, plagos 15 grekë (Video)

Policia greke ka identifikuar dhe arrestuar shtetasin shqiptar, Arben Glodiani, si i dyshuari kryesor i plagosjes së 15 qytetarëve grekë në një lokal nate në Athinë.

Sipas policisë helene, autori më parë ka pasur precedentë penal.

Glodiani (35 vjeç) hapi zjarr në lokal pas një debati me një vajzë që ishte me të, duke lënë të plagosur 15 grekë, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Televizioni greke “Mega” ka publikuar edhe një video me momentet kur autori i krimit largohet pasi ka zbrazur karikatorin me plumba në trupat e 15 personave.

Në video ai duket teksa del nga lokali i natës me armë në dorë, menjëherë pasi ka qëlluar me breshëri ndaj klientëve dhe punonjësve të lokalit.

Me anë të një njoftimi për shtyp, policia greke tha se do ta arrestojë shumë shpejt 35-vjeçarin.

Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje shumë të rëndë në spital, ndërsa të tjerët jashtë rrezikut për jetën.

Sipas dëshmitarëve, autori ndodhej në lokal me një vajzë me të cilën po debatonte me zë të lartë.

Ai ka dalë jashtë klubit për pak momente dhe është kthyer me një kallashnikov dhe ka lëshuar breshëri ndaj rreth 120 personave që argëtoheshin në klubin e natës. E ndërsa qëllonte autori thërriste: “Sonte do të ketë gjak, do të vdisni të gjithë”.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes 14 gëzhoja, ndërsa sipas dëshmive të marra nga personat që ndodheshin në lokal, menjëherë pas të shtënave autori u largua me një taksi. /shekulli/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com