Shqiptari nga Osllara e Bujanocit fiton çmimin e parë për Interier në Ljubjanë (Foto)

0

​Studio e Arkitektures Postarch nga Prishtina fiton çmimin e parë për Interier në Ljubjanë (Foto)

Studio e Arkitekturës Postarch nga Prishtina fiton çmimin e parë për Interierin më të mirë të Evropës Juglindore në Muajin e Dizajnit në Lubjanë 2014 (Month of Design Ljubljana 2014) me projektin e Interierit të studios së modës Venera Mustafa, të realizuar në Prishtinë në vitin 2013.

Në kategorin e përzgjedhur nga revista sllovene për arkitekturë Hise, bënin pjesë 32 punime nga: Sllovenia, Kroacia,Serbia, Mali i Zi, Bosna dhe Hercegovina, Shqipëria, Bullgaria, Rumania, Hungaria, Greqia, Turqia, vendi i parë i takoi studios Postarch nga Kosova

Rreth Studios

Studio e arkitektures Postarch është themeluar në vitin 2007 nga arkitekti Fatlum Haliti dhe Menor Pajazit. Postarch janë të apasionuar pas strukturave ekspresive, materialeve pa kohë dhe kujdesit ndaj detajeve ndërtimore. Të përqendruar në hapësira plot dritë dhe ndjesi ndërlidhjeje midis objektit dhe hapësirës që e rrethon atë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com