Shqiptari nga Maqedonia lajmroi speca dhe patlixhana tek doganjeri, ndërsa gjat kontrollës ju gjeten 38.5 kilogram marihuan (Foto)

0

Doganierët në natën e 1 qershorit në vendkalimin kufitar Merdare kanë ndaluar 38.5 kilogram mariuhaunë nga Kosova duke tentuar të kaloj nëpër Serbi, transmeton, njofton Dogana e Serbies.

Droga është ndaluar rreth mesnatës me ardhje nga Kosova e veturës “Opel Vivara” me targa të Sllovenisë.

Vozitësi i kombit, 43 vjeçari shtetas i Maqedonisë me kombësi shqiptare i ka thënë doganierëve se po udhëton për Slloveni dhe përveç se dy gajbeve ma domate, një qese me speca dhe diçka garderobë nuk ka për të lajmëruar.

Përvoja e doganierëve dhe nervoza e shoferit që ka treguar gjatë gjithë kohës ka detyruar doganierët që kombin ta kontrollojnë detajisht.

Pas kontrollimit të gjitha zbraztirat në dyer kanë qenë të mbushura me drogë.

Ata kanë nxjerrë 64 paketime me peshë prej 35 kilogram marihuanë.

Ai i kishte thënë doganierëve se nuk e ka idenë se prej nga kjo drogë në veturën e tij, mirëpo në bisedë, nuk ka qenë edhe ashtu.

Me kontrollimin e detajuar, edhe në disa pjesë të tjera të kombit janë gjetur edhe 3.7 kilogram, dhe pesha gjithsejt ka arritur 38.5 kilogram.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com