Shqiptari hero mes serbëve në Pozharevc (Video)

0

Një shqiptar, ia ka dalë të bëhej hero midis serbëve, derisa ka parandaluar një grabitje në një kioskë në qendër të Pozharevcit, raporton KTV.

20141204233143910646

Naser Abazi, shitës i gështenjave në qendër as që kishte ëndërruar ndonjëherë se do të fitonte kaq famë, duke parandaluar grabitjen.

“Grabitësi erdhi me thikë në dorë, hyri madje në kioskë. Shitësja tentoi ta ndalte, por nuk ia doli”, thotë Naseri.

Ai kishte dëgjuar thirrjet për ndihmë të shitëses, kishte lënë gështenjat e tij dhe, ishte përleshur me grabitësin. Më pas shqiptarit i ka ndihmuar edhe një polic, që ishte civil në atë rast. Së shpejti, policia ka mbërritur dhe e ka arrestuar grabitësin 27- vjeçar.

Naser Abazi bashkë me familjen e tij jeton me vite të tëra në Pozharevc. Madje mediat serbe shkruajnë se s’është askush në qytet, i cili së paku një herë s’ka blerë diçka nga Abazi. Edhe para gjestit të tij të guximshëm bashkëqytetarët kishin vetëm lëvdata për të. Tashti edhe më shumë.

Shitësja në kioskë e ka falënderuar shqiptarin me dhuratë.

Pavarësisht se po e konsiderojnë hero, Abazi vazhdon të jetë në vendin e tij të punës. Shet gështenja. Në shaka thotë se popullariteti i është shtuar, sepse shumë njerëz tashti po ndalen dhe po e lëvdojnë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com