Shqiptari 16 vjeç kapet me mbi 2 kg heroinë
09:58 | 18 Mars 2015

Policia e Kantonit të Cyrihut ka kapur pasditen e të martës në banesën e një shqiptari në Cyrih, mbi dy kilogramë drogë të tipit heroinë, dy kilogramë material për përpunimin e drogës dhe 3600 franga para të gatshme, heroinee-587x396 Pjesa më e madhe e saisë së kapur të drogës është gjetur në çantën e një të riu 16 vjeçar, të cilin policia kishte ardhur ta kontrollonte për dyshimet që kishte, shkruan bluewin.ch. Më vonë rezultoi se shtetasi shqiptar po qëndronte ilegalisht në Zvicër. Në valixhen e tij policët kanë gjetur rreth një kilogram e gjysmë heroinë. Pas kontrollimit të banesës ata gjetën edhe rreth 500 gramë heroinë dhe materie për përpunimin e drogës si dhe para. Me 16 vjeçarin do të merret prokuroria për të rinjtë.
Françeska Jaçe