Shqiptarëve të Luginës së Preshevës është duke iu mohuar e drejta e votimit

0
Kadriu
“Zgjedhjet janë duke u zhvilluar në frymë më të qetë se sa zgjedhjet e kaluara dhe po vërehet një fryme më pak tensionuese dhe një gare shumë më fer se garat e kaluara.
Proces dëmtues në këto zgjedhje është pasivizmi i vendbanimeve dhe pamundësia e shumë qytetarëve të marrin dokumente identifikimi, e si pasojë e kësaj të mos kenë të drejtën e votës. Shembulli më eklatant është duke ndodhur në Malësinë e Bujanocit, ku shumë qytetarëve iu pamundësua kjo e drejte elementare njerëzore, e drejta e votës, e si rezultat i e kësaj paritë serbe do të jenë më të favorizuara në këtë proces diskriminues”, thotë Kushtrim Kadriu .

Sipas tij, është e domosdoshme që tani pas zgjedhjeve shqiptarët të krijojnë një koalicion dhe partitë serbe t`i lënë në opozitë.

“Është e domosdoshëm dhe jetike për shqiptaret që tani pas zgjedhjeve të prillit, të krijojnë një koalicion qeverisës nga partitë shqiptare, dhe partitë serbe t’i lënë në opozitë. Partitë politike serbe, dihet që me vite të tëra janë në pushtet në Bujanoc, janë parti pushtetarë bile, dhe pa nevojë ju dha pushtet edhe njëherë nga partitë shqiptare, ku disa dikastere shumë vitale për banorët iu dhanë serbëve, e disa parti shqiptare mbetën në opozitë me apo pa dëshirë”, nënvizon ai.

Ai vë në dyshim këtë çështje,duke thënë se mbetët të shihet, a do ketë koalicion të partive shqiptare apo përsëri do të vazhdohet me avazin e vjetër të mos bashkëpunimit mes vete, e të bashkëpunimit me partitë serbe.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com